Flash

Sulm me armë në Texas/ Shënohet 1 viktimë dhe 13 të plagosur, mes tyre edhe fëmijë

Lapsi.al 13 December 2021
Sulm me armë në Texas/ Shënohet 1 viktimë dhe 13 të

Një person është vrarë dhe së paku 13 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi afër qytetit, Hjuston në shtetin amerikan Teksas, më 12 dhjetor. Sherifi i qarkut Heris, Ed Gonzales tha se sulmi ka ndodhur rreth orës 6 në mbrëmje (sipas kohës lokale), kur rreth 50 persona u mblodhën afër një tregu për të kremtuar një festë lokale.

“Derisa po kremtonin, respektivisht po lëshonin balonat në ajër një veturë iu afrua turmës”, tha sherifi Gonzales. “Me t’u afruar filluan të shtënat drejt turmës”, shtoi ai.

Njëri prej të lënduarve u desh të dërgohej me helikopter në spital, shtoi tutje Gonzales derisa në mesin e të plagosurve është edhe një fëmijë. Sipas sherifit të qarkut, është ende herët të dihet nëse sulmi është i ndërlidhur me bandat kriminale apo çfarë motivi kishin sulmuesit./REL

Të këshilluara

Bullgaria zyrtarizon veton për negociatat

Qëndrimi kundrejt Maqedonisë së Veriut nga ana e Bullgarisë sa i takon negociatave me Bashkimin Europian nuk do të ndryshojë. Kandidati bullgar për kryeministër...

21:27

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI