Flash

Danimarkë/ Masa të reja për shkak të Covid-19 dhe variantit Omicron

Lapsi.al 10 December 2021
Danimarkë/ Masa të reja për shkak të Covid-19 dhe variantit

Qeveria daneze ka vendosur që në përpjekje për të frenuar përhapjen e rasteve të koronavirusit të ri (COVID-19) nxënësit deri në klasën e 10-të të kalojnë në mësime online, ndërsa klubet e natës, baret dhe restorantet të mbyllen në mesnatë.

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, rekomandoi që njerëzit të punojnë nga shtëpia, ndaloi koncertet ku merrnin pjesë më shumë se 50 persona dhe urdhëroi njerëzit të mbanin maska ​në restorante kur nuk ulen.

Masat do të zbatohen nga e premtja dhe do të zgjasin katër javë. Mësimet online fillojnë të mërkurën, më 15 dhjetor. Në Danimarkë, shkollat ​​shkojnë në pushime të Krishtlindjeve më 20 dhjetor.

Duke folur për llojin Omicron të koronavirusit, Frederiksen tha se “pritet që kjo të nënkuptojë më shumë të infektuar, më shumë të sëmurë dhe kështu potencialisht më shumë pacientë të shtruar në spital”.

“Pra, lloji i ri përfshin gjithashtu një rrezik të konsiderueshëm të mbingarkesës së shërbimit shëndetësor dhe kjo është arsyeja pse ne duhet të bëjmë më shumë tani”, theksoi Frederiksen.

Norvegjia të martën vendosi kufizim prej dhjetë personash për tubime në shtëpi private, megjithëse ky numër do të rritet në 20 në natën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Suedia fqinje gjithashtu ka rekomanduar që punëdhënësit t’u japin punëtorëve mundësinë për të punuar nga shtëpia dhe maskat e fytyrës janë të detyrueshme në transportin publik kur turmat nuk mund të shmangen.

Të këshilluara

Plani i Zelandës së Re për ndalimin e duhanit

Zelanda e Re të enjten tha se do t’ua ndalojë përjetësisht të gjithë të rinjve që të blejnë duhan, që paraqet një prej qasjeve më të ashpra në botë që ka për që...

08:49

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI