Flash

Sllovaki/ Të moshuarit do të marrin para nëse vaksinohen kundër Covid-19

Lapsi.al 10 December 2021
Sllovaki/ Të moshuarit do të marrin para nëse vaksinohen

Parlamenti sllovak ka miratuari një plan me të cilin personave mbi moshën 60 vjeç u jep deri në 300 euro nëse vaksinohen kundër Covid-19.

Masa e hartuar nga ministri i Financave Igor Matoviç duhet të inkurajojë vaksinimin në një vend të Bashkimit Evropian (BE) me një nga normat më të ulëta të vaksinimit. Gjithashtu, duhet të ndihmojë sistemin shëndetësor gjatë rritjes rekord të numrit të infeksioneve të reja.

Deri më tani, vetëm 46,5 për qind e 5.5 milionë banorëve në Sllovaki janë vaksinuar plotësisht.

Gjatë votimit, 97 deputetë ishin pro dhe 13 kundër masës që ata që kanë marrë një dozë të vaksinës deri më 15 janar të marrin 200 euro para të gatshme, ndërsa ata që janë vaksinuar plotësisht deri në atë datë të marrin 300 euro.

Sllovakia po përballet me rritje rekord të numrit të infeksioneve, duke e bërë atë një nga vendet më të goditura në botë.

Bllokimi ka hyrë në fuqi që nga 25 nëntori dhe qytetarët lejohen të dalin nga shtëpitë vetëm për arsye të caktuara. Ata që nuk janë vaksinuar ose nuk janë shëruar nga COVID-19 duhet të testohen përpara se të shkojnë në punë.

Qeveria që nga e premtja ka lehtësuar karantinën për ata që janë vaksinuar dhe shëruar nga COVID-19.

Sistemi shëndetësor është nën presion, pasi në këtë vend janë shtruar 3.419 persona, ndërsa nëse ky numër tejkalon shifrën 3.800, do të vendosen masa të reja.

Sllovakia ka regjistruar 757.000 raste të koronavirusit që nga fillimi i pandemisë dhe 15.179 vdekje.​​​​​​​

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Me sytë katër

PAPARAZZI