Flash

Austria do të përfundojë izolimin, por jo për të pavaksinuarit

Lapsi.al 8 December 2021
Austria do të përfundojë izolimin, por jo për të

Izolimi i katërt kombëtar në Austri si pasojë e pandemisë, do të përfundojë të dielën por në izolim do të mbesin qytetarët e pavaksinuar, njoftoi kancelari austriak më 8 dhjetor.

Karl Nehammer tha se përfundimi i izolimit do të nënkuptojë hapje shumë të kujdesshme, duke nënkuptuar se disa masa, sikurse mbajtja e maskës në transport publik, brenda dyqaneve apo hapësira publike, do të mbetet në fuqi edhe për të vaksinuarit ose ata që u shëruan nga COVID-19.

Po ashtu në vend do të hyjë në fuqi ora policore nga ora 23:00 për restorantet dhe numri i njerëzve që do të lejohen të ndjekin ngjarjet kulturore do të jetë i limituar.

Masa më të ashpra do të zbatohen varësisht nga rajonet sidomos ato të prekura më shumë nga pandemia, shtoi Nehammer.

Ai theksoi se qytetarët e pavaksinuar do të mund të përfundojnë izolimin menjëherë pasi të marrin vaksinën, por pranoi se “ka shumë punë që të bindën ata të cilët ende nuk janë vaksinuar”.

“Izolimi për të pavaksinuarit vazhdon. Po ashtu e kuptoj që njerëzit të cilët prekën nga kjo ndihen të zemëruar”, tha Nehammer para gazetarëve.

“Njëkohësisht ekziston oferta e shkencës, sepse duke u vaksinuar këto telashe përfundojnë dhe mund të gëzojmë lirinë e përbashkët për të gjithë”, tha ai.

Austria ka përqindje relativisht të ulët të vaksinimit në Evropën Perëndimore me vetëm 67.7% të të vaksinuarve. Dhjetëra mijëra persona kanë protestuar për disa ditë rresht në Austri kundër izolimit dhe detyrimit për vaksinim.

Nën masën e izolimit, që filloi më 22 nëntor, qytetarët lejoheshin të dilnin nga shtëpitë për arsye shumë specifike, përfshirë blerjet esenciale apo vizitat te mjeku. Shkollat dhe çerdhet mbetën të hapura, por prindërve u ishte kërkuar të mbanin fëmijët në shtëpi nëse do të kishin mundësi.

Përgjatë izolimit, numri i të infektuarve në nivel vendi ishte përgjysmuar nga 535.6 raste për 100 mijë banorë në 1,100 në ditën kur izolimi hyri në fuqi.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI