Flash

Merr fund epoka 16 vjeçare e Angela Merkel/ Olaf Scholz kancelari i ri Gjermanisë

Lapsi.al 8 December 2021
Merr fund epoka 16 vjeçare e Angela Merkel/ Olaf Scholz kancelari i ri

Kancelari i ri gjerman Olaf Scholz nga Partia Socialdemokrate, SPD u zgjodh në Bundestag nga shumica e deputetëve. Kryetarja e Bundestagut, Bärbel Bas (SPD), bëri të ditur se Scholz ka fituar 395 vota, ndërsa 303 deputetë ishin kundër. Pati edhe gjashtë abstenime.

Tre vota ishin të pavlefshme. Për t’u zgjedhur në këtë post atij i duheshin 369 vota. Për kancelarin e ri kanë votuar partitë SPD, të Gjelbrit dhe FDP, të cilët së bashku kanë 416 vota.

Nga kjo shihet se ai nuk i ka marrë të gjitha votat e partive në koalicionin e ri në pushtet. Bundestagu gjerman ka aktualisht 736 deputetë.

63-vjeçari Olaf Scholz është kancelari i katërt i SPD-së pas Willy Brandt, Helmut Schmidt dhe Gerhard Schröderit. CDU deri tani ka pasur katër kancelarë Konrad Adenauer, Ludwig Erhard, Kurt Georg Kiesinger dhe Helmut Kohl. Ndërsa sot mori fund epoka e kancelares Angela Merkel e cila në këtë post ishte 16 vite me radhë.

Kancelari i ri pas zgjedhjes dhe pranimit të detyrës, shkon në Pallatin Bellevue ku pritet nga Presidenti Frank-Walter Steinmeier, i cili do ta emërojë edhe zyrtarisht në këtë post. E më pas do të kthehet në Bundestag për të bërë betimin. Pas betimit Scholz duhet të kthehet sërish në Pallatin Bellevue, ku në prani të Presidentit duhet të emërojë ministrat e kabinetit./DW

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI