Flash

Varianti i ri i COVID i pandalshëm, përhapet në 50 vende

Lapsi.al 8 December 2021
Varianti i ri i COVID i pandalshëm, përhapet në 50 vende

Varianti i ri i COVID, Omicron, është përhapur në 50 vende, 19 prej tyre shtete të SHBA-së. Kështu tha të martën drejtoresha e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), Rochelle Walensky.

Ndërsa ne jemi ende duke punuar për të kuptuar ashpërsinë e omicron, si dhe se si ai reagon ndaj terapive dhe vaksinave, ne parashikojmë që të gjitha masat, pjesërisht, të ofrojnë njëfarë mbrojtjeje kundër Omicron”, tha Walensky gjatë një deklarate për shtyp.

Imunologu më i njohur amerikan, Anthony Fauci, tha se ekspertët e shëndetit do të kenë disa të dhëna për Omicron nga mesi i javës së ardhshme.

“Ne do të jemi në gjendje të përcaktojmë nëse antitrupat e induktuar nga të gjitha vaksinat humbasin apo jo aftësinë e tyre të efektivitetit me Omicron“, tha Fauci.

Sipas Organizatës  Botërore të  Shëndetësisë, varianti Omicron ka të ngjarë të përhapet në të gjithë botën, duke paraqitur një rrezik “shumë të lartë” global. Omicron nuk do të kursejë as të vaksinuarit pasi parashikohet një rritje rastesh dhe infektimesh megjithëse kjo rritje parashikohet të jetë e vogël.

Omicron po nxit një valë paniku në të gjithë botën, pasi aktualisht shume shtete kanë qenë ende duke luftuar me variantin shumë infektiv Delta si dhe lloje të tjera.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI