Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Gjenden gjurmë kokaine në Kuvendin e Britanisë, reagon i alarmuar kryetari: Do të thërras policinë

Lapsi.al 7 December 2021
Gjenden gjurmë kokaine në Kuvendin e Britanisë, reagon i alarmuar

Autoritetet parlamentare britanike do ta thërrasin policinë, pasi një gazetë raportoi se në disa hapësira të Kuvendit janë gjetur gjurmë të kokainës.

Kryetari i Dhomës së Ulët, Lindsay Hoyle, tha se do ta kontaktojë policinë, pasi gazeta “Sunday Times” raportoi se drogera të paligjshme janë duke u përdorur brenda ndërtesave të Kuvendit.

Gazeta tha se testimet me peceta për zbulimin e drogës gjetën gjurmë të kokainës në 11 vende që janë të qasshme vetëm nga ligjvënësit e akredituar, stafi dhe gazetarët, përfshirë një banjë afër zyrës parlamentare të Kryeministrit Boris Johnson.

“Raportimet e keqpërdorimit të drogës në Kuvend, të dhëna në Sunday Times, janë thellësisht shqetësuese dhe do t’i ngre ato si prioritet me Policinë Metropolitane këtë javë. Pres që të shoh zbatim të plotë dhe efektiv të ligjit”, tha Hoyle

Zëdhënësi i Kryeministrit Johnson, Max Blain, tha të hënën se raportimet janë shqetësuese, shkruan Associated Press.

Pretendimet dolën në pah në kohën kur qeveria njoftoi për një strategji të re për luftimin e abuzimit të drogës dhe për krimet e lidhura me drogën. Planet e publikuara të hënën bëjnë thirrje për më shumë burime për rehabilitimin e të varurve nga droga bashkë me shtypjen e shpërndarësve dhe trafikuesve të drogës nga policia.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI