Flash

BE: Në Evropë pritet të prodhohen 3.6 miliardë doza të vaksinës

Lapsi.al 8 December 2021
BE: Në Evropë pritet të prodhohen 3.6 miliardë doza të

Fabrikat e prodhimit të vaksinave në Bashkimin Evropian pritet që të prodhojnë 3.6 miliardë doza të vaksinës kundër koronavirusit gjatë vitit të ardhshëm. Ndërkaq, në nivel botëror, pritet që të prodhohen mbi 20 miliardë doza, thanë zyrtarët e BE-së. Shtetet e BE-së kanë nisur të administrojë doza përforcuese, pasi kanë arritur që të vaksinojnë pothuajse 70 për qind të popullatës së BE-së me dy doza. Ndërkaq, përqindja e vaksinimit me dy doza në Afrikë është vetëm 7 për qind, thuhet në të dhënat e BE-së.

“Ne do të prodhojmë (vaksina) në Evropë më shumë se që na duhen”, tha një zëdhënës i BE-së, duke shtuar se administrimi i dozave përforcuese në bllokun evropian nuk bie ndesh me synimin për vaksinimin në botë, sepse sipas tij, BE-ja prodhon më shumë vaksina sesa i duhen.

Fabrikat e vaksinave në BE gjatë këtij viti kanë prodhuar rreth 3 miliardë doza të vaksinës, të cilat, sipas zyrtarëve të BE-së janë më shumë sesa i duhen bllokut evropian për të administruar edhe dozat përforcuese për popullatën. Megjithatë, BE-ja nuk dha shifra konkrete se cilat kompani sa vaksina do të prodhojnë.

Prodhuesit më të mëdhenj në Evropë të vaksinave aktualisht janë kompania Pfizer dhe BioNTech. Në Evropë po ashtu prodhohen edhe vaksinat AstraZeneca, Moderna dhe Johnson & Johnson. Fabrikë për prodhimin e vaksinave në BE ka edhe kompania Novavax, e cila pritet që së shpejti të shpërndajë dozat e para në Evropë./REL

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI