Flash

Rrëzohet helikopteri më të cilin udhëtonte Shefi i Shtabit të ushtrisë indiane, katër të vdekur

Lapsi.al 8 December 2021
Rrëzohet helikopteri më të cilin udhëtonte Shefi i Shtabit

Një helikopter me të cilin udhëtonte shefi i mbrojtjes indiane, gjeneral Bipin Rawat, u rrëzua në jug të Indisë të mërkurën, duke vrarë të paktën katër persona, dhe zyrtarët thanë se po kontrollonin ende nëse ai ishte mes të vdekurve.

Rawat po udhëtonte nga një bazë e Forcave Ajrore Indiane në Sulur për në Kolegjin e Stafit të Shërbimeve të Mbrojtjes në Wellington në shtetin Indian të Tamil Nadu për të mbajtur një leksion.

Rawat u emërua si Shefi i parë i Shtabit të Mbrojtjes (CDS) të Indisë nga qeveria e kryeministrit Narendra Modi në fund të vitit 2019. Pozicioni u krijua me synimin për të integruar tre shërbimet e Indisë - Ushtrinë, Marinën dhe Forcën Ajrore.

Forcat Ajrore thanë se Raëat, i cili më parë kishte shërbyer si Shef i Shtabit të Ushtrisë së Indisë, po udhëtonte me një helikopter Mi-17V5. India ka dhjetëra helikopterë ushtarakë rusë që përdoren gjerësisht nga ushtria, si dhe nga ministrat e lartë të qeverisë që vizitojnë vendet e mbrojtjes.

"Ky është një helikopter i sigurt, i provuar, unë kam udhëtuar me të në situata të vështira," tha ish-shefi i ushtrisë JJSingh.

“Është urdhëruar një hetim për të përcaktuar shkakun e aksidentit”, thanë Forcat Ajrore në një postim në Twitter.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI