Flash

VIDEO/ Shkon në 94 numri i viktimave nga tornadot në SHBA

Lapsi.al 12 December 2021
VIDEO/ Shkon në 94 numri i viktimave nga tornadot në SHBA

Kërkime të dëshpëruara për të gjetur të mbijetuar janë duke u zhvilluar në pjesë të 6 shteteve amerikane të shkatërruara nga tornadot e fuqishëm që kanë lënë të vdekur të paktën 94 persona.

Dhjetëra të tjerë janë të zhdukur dhe qytete të tëra u shkatërruan nga rreth 30 tornado që goditën vendin të premten. Presidenti Biden ka shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Kentaki, shteti më i prekur.

Të paktën 80 njerëz kanë vdekur në këtë shtet, shumica e të cilëve në një fabrikë qirinjsh. Numri i të vdekurve pritet të rritet mbi 100 në këtë shtet.

Zv.guvernatorja e Kentakit, Jacqueline Coleman i tha BBC-së se numri i të vdekurve po vazhdonte të rritet "me çdo orë".

"Të gjitha këto shifra vazhdojnë të rriten... Ekipet tona të urgjencës janë ende duke vëzhguar dëmet dhe po trokasin në dyer dhe u drejtohen njerëzve që përpiqen të kontaktojnë për të parë se kush është gjallë" - tha ajo. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Bullgaria zyrtarizon veton për negociatat

Qëndrimi kundrejt Maqedonisë së Veriut nga ana e Bullgarisë sa i takon negociatave me Bashkimin Europian nuk do të ndryshojë. Kandidati bullgar për kryeministër...

21:27

Plani i Zelandës së Re për ndalimin e duhanit

Zelanda e Re të enjten tha se do t’ua ndalojë përjetësisht të gjithë të rinjve që të blejnë duhan, që paraqet një prej qasjeve më të ashpra në botë që ka për që...

08:49

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI