Flash

Bullgaria zyrtarizon veton për negociatat

Lapsi.al 11 December 2021
Bullgaria zyrtarizon veton për negociatat

Qëndrimi kundrejt Maqedonisë së Veriut nga ana e Bullgarisë sa i takon negociatave me Bashkimin Europian nuk do të ndryshojë. Kandidati bullgar për kryeministër Kiril Petkov ritheksoi këtë deklaratë ndërsa i dorëzoi të dielën në Sofje presidentit, Rumen Radev listën me emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar.

“Pozicioni bullgar mbetet ashtu siç është, por ne duam ta përmirësojmë. Nuk duam të vazhdojmë vetëm me deklarata nga të dy anët e kufirit, por duam të ulemi bashkë, ekipe nga sfera të ndryshme, të punojnë për fqinjësi të mirë. Por, në të njëjtën kohë ne do të mbrojmë interesat kombëtare bullgare”, tha Petkov.

Partia e tij “Vazhdojmë me ndryshimet”, që fitoi zgjedhjet e treta parlamentare më 14 nëntor, arriti të formojë një koalicion me socialistët, populistët dhe partinë e qendrës së djathtë, “Bullgaria “Demokratike”. Bullgaria, si shteti anëtar i BE-së, që nga nëntori i vitit 2020 ka bllokuar nisjen e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian, duke e kushtëzuar votën e saj me arritjen e marrëveshjes për çështjet e gjuhës dhe ato historike.

Sofja kërkon marrëveshje për identitetin, gjuhën dhe dallimet historike mes dy vendeve dhe këmbëngul që Shkupi të pranojë se gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas, para vitit 1945, kanë pasur prejardhje bullgare.

Zyrtarët maqedonas presin që në samitin e radhës të BE-së, që do të mbahet këtë muaj, Sofja të heqë veton dhe të mundësojë mbajtjen e konferencës ndërqeveritare, BE-Maqedoni e Veriut. Zëvendëskryeministri Artan Grubi njoftoi të premten për një nismë nga Franca për arritjen e një marrëveshje me Bullgarinë, por pa dhënë detaje. Por, Sofja ka mohuar të ketë nismë të tillë.

 

Të këshilluara

Plani i Zelandës së Re për ndalimin e duhanit

Zelanda e Re të enjten tha se do t’ua ndalojë përjetësisht të gjithë të rinjve që të blejnë duhan, që paraqet një prej qasjeve më të ashpra në botë që ka për që...

08:49

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Me sytë katër

PAPARAZZI