Flash

Dhjetra të vdekur nga tornadot e shumëfishtë në disa shtete të SHBA

Lapsi.al 11 December 2021
Dhjetra të vdekur nga tornadot e shumëfishtë në disa shtete

Një tornado dhe një shumë stuhi që pasuan kanë mbjellë shkatërrim e vdekje mbrëmë në shtetet amerikane të Arkansas, Kentucky, Tennessee, Missouri e Illinois duke shkatërruar ndërtesa, duke lënë dhjetra të vrarë e të tjerë të bllokuar në rrënoja. Guvernatori i Kentucky Andy Beshear tha se numri i viktimave mund të arrijë mbi 70 njerëz pasi tornadot e stuhitë përfshinë shumicën e tokave qendrore-perëndimore të SHBA.

“Kemi të vdekur në disa konte,” tha ai në konferecën e sotme të shtypit, duke shtuar: “Është një nga netët më të vështira në historinë e Kentucky … Jemi këtu për ju, ju duam shumë, po lutemi për ju”.

Në Tennessee, u raportuan dy vdekje nga stuhitë në zonën veriperëndimore, tha zëdhënësi i emergjencave Dean Flener. Të paktën 20 njerëz ishin bllokuar brenda një shtëpie kujdesi për të moshuarit që u godit nga tornado spërdredhës.

Punonjësit e ndihmës zbuluan aty një person të vdekur dhe pesë të tjerë me plagë të rënda, shtuan autoritetet. Disa punonjës ishin bllokuar pas një “shembjeje strukturore” në një magazinë të rrjetit Amazon, raportonte rrjeti  Fox 2 në Illinois. Numri i viktimave dhe të plagosurve mund të rritet teksa përpjekjet e kërkimit e shpëtimit vazhdojnë. Qendra kombëtare e tornadove dhe e motit ka vijuar me paralajmërimet për tornado në rajon teksa sistemet e rrezikshme atmosferike vijojnë drejt veriut.

Të këshilluara

Plani i Zelandës së Re për ndalimin e duhanit

Zelanda e Re të enjten tha se do t’ua ndalojë përjetësisht të gjithë të rinjve që të blejnë duhan, që paraqet një prej qasjeve më të ashpra në botë që ka për që...

08:49

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI