Flash

"Kthehen tensionet?"/ Raportime për luftime mes Armenisë e Azerbajxhanit

Lapsi.al 10 December 2021
"Kthehen tensionet?"/ Raportime për luftime mes Armenisë e

Azerbajxhani dhe Armenia e kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkeljen e armëpushimit përgjatë kufirit të përbashkët përderisa tensionet pas luftës së vitit të kaluar duket se po rriten. Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha përmes një deklarate të premten se njësitë e ushtrisë armene kanë hapur zjarr ndaj pozicioneve të ushtrisë azere në distriktin Kalbacar, shkruan Free Europe, përcjell Gazeta Express.

Akuzat erdhën disa orë pasi kjo ministri tha se një ushtar azer u vra gjatë natës “si rezultat i një provokimi nga forcat e armatosura armene” afër kufirit të përbashkët. Në anën tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Armenisë tha në një deklaratë të premten se dy ushtarë armenë janë plagosur, pasi forcat e armatosura azere “hapën zjarr intensiv nga armët e kalibrave të ndryshëm” ndaj pozicioneve ushtarake armene në rajonin Gegharkunik.

Një ditë më herët, ministria armene tha se forcat azere kanë hapur zjarr ndaj pozicioneve të saj në një rajon lindor të kufirit të përbashkët. Raportimet për luftime nuk mund të verifikoheshin në mënyrë të pavarur.Tensionet mes Armenisë e Azerbajxhanit janë rritur në vitet e fundit shkaku i rajonit të Nagorno-Karabakut, i cili de fakto kontrollohet nga forcat etnike armene, por nga komuniteti ndërkombëtar njihet si pjesë e territorit të Azerbajxhanit. Vitin e kaluar shpërtheu një luftë 6-javore, duke shkaktuar mbi 6.500 viktima.

Të këshilluara

Plani i Zelandës së Re për ndalimin e duhanit

Zelanda e Re të enjten tha se do t’ua ndalojë përjetësisht të gjithë të rinjve që të blejnë duhan, që paraqet një prej qasjeve më të ashpra në botë që ka për që...

08:49

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI