Flash

Mjekët e "Traumës" dalin në protestë: Mos na trajtoni si kriminelë, problem është sistemi jo kolegët

Lapsi.al 8 July 2021
Mjekët e "Traumës" dalin në protestë: Mos na

Mjekët e Spitalit Ushtarak të Tiranës kanë dalë paraditen e sotme në protestë, në kundërshtim të dënimit të mjekëve Ervin Sulaj dhe Serdi Memini, si dhe infermieren nga Shkodra, Diellë Macaj.  Këta të fundit dyshohet se morën ryshfet për operacionin e të riut që u plagos në masakrën e Velipojës. Protesta u paralajmërua një ditë më parë nga Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor, të cilët kërkojnë që mjekët të mos trajtohen si kriminelë.

Kolegët e 2 mjekëve të arrestuar për ryshfet shprehen se arrestimi i tyre është i padrejtë, duke e cilësuar shkelje të integritetit për bluzat e bardha masën e sigurisë “arrest me burg”, deri në përfundimin e plotë të hetimit. Sipas tyre problem në vendin tonë është sistemi dhe se zgjidhja nuk është kjo mënyrë. Ndërkohë, Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor lexoi dhe një deklaratë nga protesta, ku tha se do të vijojë të mbrojë figurën e mjekut, duke paralajmëruar përshkallëzim të situatës, nëse nuk do të ketë zgjidhje të problemt.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI