Flash

Vuçiç reagon pas miratimit të Rezolutës për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë nga Kosova

Lapsi.al 7 July 2021
Vuçiç reagon pas miratimit të Rezolutës për

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka reaguar menjëherë pas vendimit të Kuvendit të Kosovës për të miratuar rezolutën për masakrën e Srebrenicës.

Vuçic në reagimin e tij ka thënë se një vendim i tillë ishte i pritshëm, por shtoi se është befasuar që një rezolutë të tillë e ka miratuar edhe Kuvendi i Malit të Zi.

Kuvendi i Kosovës e miratoi të mërkurën rezolutën për Srebrenicën, ku forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë, gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë, më 1995. Një rezolutë që ndalon mohimin e gjenocidit në Srebrenicë u miratua në Kuvendin e Malit të Zi më 17 qershor.

Rezoluta të tilla do të vazhdojnë. Ne mund t’i shmangim ato në disa parlamente, falë marrëdhënieve miqësore, por disa do të vazhdojnë me abuzimin politik të serbëve”, ka thënë Vuçiç për mediat në Serbi.

Ndërkohë gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka konstatuar në vitin 2007 se masakra në Srebrenicë ka përbërë gjenocid.

Masakra është cilësuar si më e rënda në Evropë që pas Luftës së Dytë Botërore.

Nga vendet e Ballkanit, Maqedonia e Veriut ka miratuar një rezolutë për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë në vitin 2010, ndërsa Shqipëria, deri më tani, nuk ka miratuar ndonjë dokument të ngjashëm.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI