Flash

Shpërndante kokainë, arrestohet në Pogradec një 35-vjeçar

Lapsi.al 1 July 2021
Shpërndante kokainë, arrestohet në Pogradec një

Një 35-vjeçar është arrestuar në Pogradec pasi shpërndante kokainë. A.T, ishte në lagjen nr.1 të qytetit kur gjatë kontrollit iu gjetën doza doza kokainë gati për shitje.

Ai ra në prangat e Policisë dhe tashmë do të hetohet nga Prokuroria.

"Kapet me doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, vihet në pranga poseduesi i tyre.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. T., 35 vjeç, banues në Pogradec.

Ky shtetas u kap nga shërbimet e policisë në lagjen nr. 1, Pogradec, me mjetin tip “Benz”, gjatë kontrollit së të cilit iu gjetën e sekuestruan doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, gati për shitje, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI