Prej katër ditësh, Mali i Tomorit është përfshirë nga flakët, të cilat raportohet të kenë shkrumbuar mbi 20 hektarë tokë deri më tani. Ndërhyrjet nga ajri me helikopter duke hedhur ujë nuk kanë mjaftuar që të neutralizohet vatra e zjarrit .
Prania e forcave zjarrfikëse ka qenë e pamjaftueshme për të vënë flakët nën kontroll, dhe për këtë arsye, është dashur edhe ndërhyrja në zonë e ushtrisë. Ndërsa si pasojë e erës së madhe gjatë ditës së djeshme si edhe temperaturave të larta, flakët janë përhapur edhe më shumë.