Flash

Në kërkim nga Policia e Kurbinit për kultivim droge, arrestohet 30-vjeçari në Malësinë e Madhe

Lapsi.al 1 July 2021
Në kërkim nga Policia e Kurbinit për kultivim droge, arrestohet

Kapet një person i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, pas një pune të mirorganizuar, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

Gj. K., 30 vjeç, banues në fshatin Vukël, Malësi e Madhe.

Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Kurbin, pasi Prokuroria e Apelit Tiranë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me Burg”, për veprën penale ”Kultivimi i bimëve narkotike”.

 

 

Ky shtetas iu dorëzua Komisariatit të Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Vijon paraditja me kthjellime dhe vranësira kalimtare deri pas mesditës kur vranësirat shtohen në të gjithë vendin, por kryesisht në veri dhe zonat malore ku nu...

07:41

ide

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI