Një furgon me banane është grabitur mëngjesin e së mërkurës në Fushë-Krujë. Ngjarja ka ndodhur në rrethrrotullimin e Thumanës, ku është grabitur një furgon mallrash. Mësohet se tre persona të maskuar kanë kërcënuar shoferin.
Nën kërcënimin e mjeteve të forta, autorët kanë zbritur drejtuesin e mjetit dhe i kanë marrë furgonin me banane. Pas njoftimit, policia ka ushtruar kontrolle dhe është vënë në drejtim të mjetit.