Flash

Thyen xhamat e një biznesi, arrestohen 2 vëllezër në Dibër

Lapsi.al 30 June 2021
Thyen xhamat e një biznesi, arrestohen 2 vëllezër në

Thyen xhamat e një biznesi privat si dhe kundërshtuan punonjësit e Policisë gjatë shoqërimit në Komisariat, vihen në pranga 2 vëllezër.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

B. S., 29 vjeç dhe S. S., 22 vjeç, banues në Dibër(vëllezër).

Arrestimi i tyre u bë pasi në qytetin e Peshkopisë, për motive të dobëta kanë thyer xhamat e një biznesi privat ‘Bar-Restorant’, dhe gjatë ndërhyrjes së shërbimeve të policisë për shoqërimin në komisariat të tyre, dy vëllezërit kanë kundërshtuar punonjësit e policisë duke i penguar në kryerjen e detyrave të tyre funksionale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprat penale “Shkatërrim prone”, dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI