Flash

"Kolaps mjedisor në Durrës", qyteti bregdetar pa zgjidhje për problemin e plehrave

Lapsi.al 25 June 2021
"Kolaps mjedisor në Durrës", qyteti bregdetar pa zgjidhje

Situata e rëndë me plehrat në Durrës vazhdon. Pas rreth dy javëve nga gjendja e rëndë mjedisore që u krijuar nga menaxhimi i mbetjeve urbane në qytetin e Durrësit, situata po përsëritet sërish.

Në shumë vendgrumbullime të plehrave në lagje të ndryshme të qytetit, kazanët janë të tejmbushur.

Kamionët e Ndërmarrjes së Shërbimit Komunal në Durrës dhe Plazh, ditën e sotme nuk janë lejuar të shkarkojnë mbetjet urbane.

Ndërkohë mësohet se janë bllokuar 12 kamionë me rreth 10 ton mbeturina. Burimet zyrtare nga ndërmarrja e shërbimit të pastrimit pohuan se Durrësi është në kolaps mjedisor prej tre ditësh.

Nga një vëzhgim që “News24” bëri paraditen e sotme, në qendër plehrat janë evaduar dhe gjenden të ngarkuara në kamionë, në lagjet e brendshme të qytetit nuk janë hequr prej tre ditësh. Në një situatë të tillë banoret e ish-Kënetës e të Spitallës po i vënë zjarrin plehrave pasi temperaturat e larta shtojnë rrezikun e përhapjes së sëmundjeve infektive.

Pamjet qe shihni janë marre ne lagjen numër 1 në shëtitoren Taulantia, e cila është e tejmbushur me turistë të shumtë në këtë stinë dhe mbetet zona më e frekuentuar.

Në qendër kazanët janë plot në periferi banorët po ju vënë zjarrin për të shpëtuar nga era e rendë e plehrave.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI