Flash

Rritja ekonomike në 2019-n/ INSTAT: Tirana, Durrës e Fieri, qarqet me kontributin më të madh

Lapsi.al 22 June 2021
Rritja ekonomike në 2019-n/ INSTAT: Tirana, Durrës e Fieri, qarqet me

Kontributin më të madh në rritjen ekonomike për vitin 2019, e ka dhënë qarku Tiranë me 1,06%, pasuar nga qarku Durrës me 0,43% dhe qarku Fier me 0,36%. INSTAT bën të ditur se, PBB me çmime korente në rajonin veri ishte 389,6 miliardë lekë ose 23,03% ndaj totalit të vendit. Krahasuar me vitin 2018, në rajonin veri, PBB në terma reale shënoi një rritje me 2,16%.

PBB me çmime korente në rajonin qendër, ishte 835,1 miliardë Lekë ose 49,36% ndaj totalit të PBB-së. Krahasuar me vitin 2018, për rajonin qendër, PBB në terma reale shënoi një rritje prej 2,28%.PBB me çmime korente në rajonin jug ishte 467,1 miliardë Lekë ose 27,61% ndaj totalit të vendit. Krahasuar me vitin 2018, në rajonin jug, PBB në terma reale shënoi një rritje me 1,78%.

Sipas rajoneve statistikore në nivel qarku, rritjen reale më të lartë e shënoi Qarku Durrës me një rritje në terma realë prej 4,37%, i ndjekur nga Qarku Gjirokastër me një rritje reale prej 3,99% dhe Qarku Fier me një rritje në terma realë prej 3,26% të PBB-së për vitin 2019, krahasuar me vitin 2018. /ATA/

Të këshilluara

KLP pezullon nga detyra prokurorin Sali Hasa

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur me votë unanime pezullimin nga detyra të prokurorit të Sarandës, Sali Hasa. Prokurori u arrestua së bashku me pesë pe...

11:34

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI