Flash

KLP pezullon nga detyra prokurorin Sali Hasa

Lapsi.al 22 June 2021
KLP pezullon nga detyra prokurorin Sali Hasa

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur me votë unanime pezullimin nga detyra të prokurorit të Sarandës, Sali Hasa. Prokurori u arrestua së bashku me pesë persona të tjerë.

Hasa është i dyshuar për korrupsion pasi nga hetimet e SPAK rezulton se ka pushuar një procedim penal kundrejt marrjes së parave për një kriminel. Prokurori i Sarandës kishte nën hetim shtetasin Emiljano Mirani, i akuzuar për plagosje të lehtë me dashje dhe mbajtje të armëve të ftohta, por ai e ka pushuar çështjen me ndërhyrjen e motrës së të dyshuarit Elsona Papa që dyshohet se i dha ryshfet prokurorit për të liruar vëllain.

 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të martë

Pritet një tjetër ditë e kthjellët dhe e nxehtë, me vranësira të lehta gjatë paradites në zonat perëndimore, ndërsa pasditja zhvillon vranësira në zonat malore,...

07:19

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI