Flash

Prisnin pyjet në mënyrë të paligjshme, arrestohen 2 vëllezërit

Lapsi.al 22 June 2021
Prisnin pyjet në mënyrë të paligjshme, arrestohen 2

2 vëllezër janë vënë në prangat e policisë së Bulqizës, për shkak se akuzohen për prerje të paligjshme të lëndëve drusore.

Të arrestuarit janë A. C., 23 vjeç, dhe B. C., 27 vjeç, (vëllezër), banues në Fushë-Bulqizë.

Si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R. C.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke prerë lëndë drusore në mënyrë të paligjshme në vendin e quajtur “Kurora e Liqenit të Zi”, Bulqizë.

"Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve mjedisore.

Vihen në pranga 2 vëllezër dhe procedohen penalisht 3 të tjerë, për “Prerje të paligjshme të paligjshme të pyjeve”.

Në vijim dhe zbatim të planit të masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit, u goditën dy raste të prerjes së pyjeve dhe si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

A. C., 23 vjeç, dhe B. C., 27 vjeç, (vëllezër), banues në Fushë-Bulqizë.

Si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R. C.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke prerë lëndë drusore në mënyrë të paligjshme në vendin e quajtur “Kurora e Liqenit të Zi”, Bulqizë.

Po në vijim të kontrollit të territorit janë proceduar penalisht nga Policia shtetasit G. I., dhe A. I., pasi në zonën e Gjoricës janë konstatuar duke transportuar lëndë drusore e prerë në mënyrë të paligjshme.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”", njofton policia.

 

 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të martë

Pritet një tjetër ditë e kthjellët dhe e nxehtë, me vranësira të lehta gjatë paradites në zonat perëndimore, ndërsa pasditja zhvillon vranësira në zonat malore,...

07:19

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI