Flash

Pas Yuri Kim, godet edhe Soreca për vettingun e Elisabeta Imerajt

Lapsi.al 22 June 2021
Pas Yuri Kim, godet edhe Soreca për vettingun e Elisabeta Imerajt

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca ka reaguar pas ankimimit të bërë nga ana e Vëzhguesve Ndërkombëtar të ONM-së në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për kreun e prokurorisë së Tiranës, Elizabeta Imeraj.

Soreca shkruan në Twitter se BE e mbështet plotësisht rekomandimin e ONM-së për riçeljen e hetimeve lidhur me prokuroren e cila u konfirmua në shkallën e parë të vettingut nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Ai nxit Kolegjin e Posaçëm të Apelimit që të shqyrtojë me integritet të gjitha çështjet që ONM ka nënvizuar si problematika në lidhje me prokuroren Elizabeta Imeraj.

“Ne mbështesim plotësisht rekomandimin e Vëzhguesve Ndërkombëtar për apelin. Ne presim Kolegjin e Posaçëm të Apelimit që të rihetojë mbi këtë çështje me integritet dhe pavarësi për të siguruar që çdo problem që është evidentuar në rekomandim të merret në shqyrtim” – shkruan Soreca.

Më herët për këtë çështje ka reaguar dhe ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim e cila u shpreh se duhet parë me kujdes se çfarë do të ndodhë me këtë çështje pas apelimit. Ajo shtoi se duhet vëzhguar nëse Imeraj do t’i përgjigjet me fakte ankimimit të ONM-së apo do të sulmojë procesin e vettingut.

Lexo edhe:

Të këshilluara

KLP pezullon nga detyra prokurorin Sali Hasa

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur me votë unanime pezullimin nga detyra të prokurorit të Sarandës, Sali Hasa. Prokurori u arrestua së bashku me pesë pe...

11:34

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI