Flash

Kreu i KLP i dërgon letër Manastirliut: Të vaksinohen prokurorët, OPGJ-të dhe stafi

Lapsi.al 22 June 2021
Kreu i KLP i dërgon letër Manastirliut: Të vaksinohen

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi këtë të martë i ka kërkuar ministrisë së Shëndetësisë që të marrë parasysh vaksinimin e përfaqësuesve të drejtësisë. Ibrahimi ka kërkuar përfshirjen e prokurorëve, anëtarëve të Këshillit, oficerëve të policisë gjyqësore dhe stafin administrativ në listën prioritare për vaksinim. Numri total i personave që përfshihen në këtë grup arrin në 928.

"Dua të sjell në vëmendjen tuaj se natyra e punës së prokurorisë është e tillë që dikton kontakt të vazhdueshëm e të afërt me një numër të lartë personazh në zyrat e prokurorisë, në gjykata, nhë terren, në institucionet ku vihen dënimet penale etj. Kjo vlen si për prokurorët ashtu edhe për oficerët e policisë gjyqësore dhe për administratën. Për më tepër, puna e sistemit të prokurorisë nuk mund të ndërpritet apo të zhvillohet online në asnjë rrethanë. Në të vërtetë, puna nuk është ndërprerë plotësisht as në pikun e pandemisë”, thuhet në letrën e Ibrahimit.

 

Të këshilluara

KLP pezullon nga detyra prokurorin Sali Hasa

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur me votë unanime pezullimin nga detyra të prokurorit të Sarandës, Sali Hasa. Prokurori u arrestua së bashku me pesë pe...

11:34

Parashikimi i motit për këtë të martë

Pritet një tjetër ditë e kthjellët dhe e nxehtë, me vranësira të lehta gjatë paradites në zonat perëndimore, ndërsa pasditja zhvillon vranësira në zonat malore,...

07:19

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI