Flash

Shqiptarët të parafundit në Europë për nivelin e pagave, të fundit për nivelin e konsumit

Lapsi.al 21 June 2021
Shqiptarët të parafundit në Europë për nivelin e

Një shqiptar paguhet sa një e treta e pagës së një evropiani. Kështu e përkufizon Eurostat nivelin e të ardhurave në vendin tonë. Shqipëria është në vendin e parafundit për pagat, më keq se në është vetëm Bosnje Hercegovina, një shtet që u shkatërrua nga lufta e gjatë etnike dhe ende vuan përçarjen.

Ndërkohë në konsum Shqipëria është në vendin e fundit porsa i përket duke u renditur kështu poshtë Bosnjës. Në krahasim me fqinjët mbetemi mbrapa teksa Mali i Zi, Maqedonia e Veriu dhe Serbia po i afrohen mesataren së pagave në vendet e Bashkimit Europian. Shqipëria edhe pse ka një ndër rëniet ekonomike më të ulëta në rajon gjatë vitit pandemik të 2020-ës kjo nuk është përkthyer në mirëqenie për popullsinë, që do të thotë se ekonomia jonë ka probleme të thella strukturore dhe paraja shpërndahet në mënyrë të pabarabartë. Paraja lëviz, por më së shumti në duart e një grupi të vogël personash.

Ish-ministri i financave Arben Malaj mendon se politika është duke ndjekur vendimet e gabuara në termin afatgjatë për të ndryshuar këtë panoramë. Edhe pse Shqipëria e rriti pagën mesatare gjatë 2020-ës, kjo nuk u përkthye në fuqi blerëse për konsumatorët , ndërsa edhe rritja e nivelit të pagës minimale nuk dha efektet e duhura.(TCH)

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI