Flash

Mustafa paralajmëron Kurtin: S’ka qeveri që i ka mbijetuar shkeljes së marrëveshjeve me SHBA

Lapsi.al 21 June 2021
Mustafa paralajmëron Kurtin: S’ka qeveri që i ka mbijetuar

Qeveria e kryeministrit Albin Kurti në Kosovë e ka konsideruar si jo ligjërisht të obligueshme “marrëveshjen e 4 shtatorit” të nënshkruar në Washington mes kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Kjo, sepse sipas zëdhënësit të qeverisë, Përparim Kryeziu kjo marrëveshje nuk është dërguar asnjëherë në Kuvend. Deklarata e Kryeziut ka ngjallur reagime të shumta, mes të cilëve edhe ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Ai tha për Klan Kosova tha se kjo marrëveshje do të zbatohet pavarësisht se ç’ka deklaron një zëdhënës i cili flet në emër të Kurtit dhe se nuk njeh ndonjë kryeministër, i cili u ka mbijetuar shkeljeve të marrëveshjeve me SHBA-të.

“Marrëveshja do të zbatohet, pa marrë parasysh çfarë deklaron zëdhënësi, i cili shprehet në emër të Kryeministrit Kurti. Nuk e njoh ndonjë qeveri apo kryeministër që i ka mbijetuar shkeljeve të marrëveshjeve me SHBA-të dhe mospërfilljes së shtetit amerikan.

Duhet të theksohet se marrëveshja është bërë shtet me shtet, Kryeministri i Kosovës me Presidentin e SHBA-së. Është marrëveshja e parë dhe më e rëndësishmja që e ka bërë Kosova në këtë nivel të lartë”, - tha Mustafa.

Pak ditë më parë edhe ambasadori i SHBA në Kosovë tha se marrëveshja e 4 shtatorit konsiderohet e ligjshme edhe nga administrata e Presidentit Biden. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI