Shqipëria zgjidhet anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit OKB për vitin 2022-2023. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Jashtme.
Shqipëria e merr mandatin në janar të vitit 2022.
Në votim morën pjesë 190 shtete, ndërsa Shqipëria ynë u mbeshtet nga 175 vende anëtare të OKB. Zgjedhja në Këshillin e Sigurimit ndodh për herë të parë pas 65 vitesh anëtarësim në OKB.
Këshilli i Sigurimit në OKB është ndër organet më të rëndësishme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që ka për detyrë mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në mes të kombeve.