Flash

Ramush Haradinaj: Albin Kurti po i fshihet Amerikës

Lapsi.al 11 June 2021
Ramush Haradinaj: Albin Kurti po i fshihet Amerikës

Në fjalën e mbajtur sot në Kuvendin e Kosovës, kreu i AAK-së Ramush Haradnaj i drejtoi disa pyetje Albin Kurtit, ndërsa theksoi se kryeministri po i fshihet Amerikës. Haradinaj i kërkoi kreut të qeverisë Kurti që t’i drejtohet me një letër shefit të Shtëpisë së Bardhë Biden, ku të kërkojë një të dërguar special për dialogun Kosovë-Serbi.

“Ajo që konstatoj është një ikje edhe një fshehje. Sot nuk kemi para nesh kryeministrin e Kosovës, kemi një udhëheqës, që nuk e di pse, por ka zgjedhur ikjen dhe fshehjen. A po ik prej Vetëvendosjes, ndaj kauzës që ka ndërtuar për vite, ndaj atyre që shpresojnë dhe presin prej tij një kauzë të drejtë në çështjen e dialogut me Serbinë, për fat të keq Vetëvendosje nuk beson se kupton më liderin e vet. Opozitën e sotme e ka cilësuar si tradhtare, si të dëmshme, sot na raportoi për një numër të madh të marrëveshjeve të opozitës së mëhershme vetëm sa me mbush kohën. A mos po fshihet edhe ndaj Serbisë? Mos Serbia ka ndikim te kryeministri ynë”, tha Haradinaj.

“A po fshihet prej aleatëve të tij ndërkombëtarë që e kanë sjellë në pushtet? A ka mundësi që kryeministri ynë po fshihet prej Amerikës? Ka një kohë të gjatë që nuk po e dëgjojmë kryeministrin e Kosovës, nuk ka ndodhur në të kaluarën, të mos fillojë diskutimet kur flitet për çështje kardinale të vendit tonë, me Amerikën. Si guxon kryeministri shkon në takime që janë nën patronazhin e BE-së. Shkon pa Amerikën. Përse nuk i drejtohet presidentit të Amerikës për ti kërkuar një të dërguar special, një emisar për dialogun me Serbinë. Pse hezitojmë ti kërkojmë ndihmën? Ti kërkojmë rolin e vet në këtë çështje. Duke marrë parasysh që çështjet e mëdha në Ballkan nuk kryhen pa ndërhyrjen e presidentit amerikan. Nuk besoj që një shqiptar ka arsye të frikësohet prej presidentit Biden!”, u shpreh kreu i AAK-së.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Tiranë

Një aksident me vdekje ka ndodhur mesditën e sotme në zonën pranë fakultetit të inxhinierisë së ndërtimit në Tiranë. Sipas policisë, një furgon ka goditur një g...

14:09

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI