Flash

Ilir Meta: Tek unë ndikon vetëm Kushtetuta, do jem këtu deri në korrik 2022!

Lapsi.al 11 June 2021
Ilir Meta: Tek unë ndikon vetëm Kushtetuta, do jem këtu deri

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka komentuar urdhrin ekzekutiv të Presidentit të SHBA, Joe Biden, për të bllokuar pasuritë dhe hyrjen në Amerikë të personave që kontribuojnë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor. I pyetur nga gazetarët nëse ka emra se kush janë politikanët që e detyruan Presidentin Biden të firmosë këtë urdhër, Ilir Meta deklaroi se “Nuk kam asnjë emër, por ju them se kemi firmosur e bërë publike edhe marrëveshjen e ekstradimit dhe mbështesim çdo gjë”.

Më tej, Kreu i Shtetit u pyet edhe për shkarkimin e tij, nëse do të ndikojë vendimi i Kuvendit në dekretimin e qeverisë së re, duke thënë se “Nuk mund të marre seriozisht një akt të tillë dëshpërues, të një Kuvendi të shkarkuar prej kohësh. Të një Kuvendi që ua kam thënë edhe ndërkombëtareve, edhe juve, që ka zero opozitë. Madje do i kërkoj falje dikujt, një kolegeje jo shqiptare, që më pyeti për një forcë jo të re politike dhe ja dhashë që atëherë parashikimin 0.3%, por doli aty afër 0.5%. Tek unë ndikon vetëm Kushtetuta e Republikës, nuk ndikojnë këto gjëra. Ndikon tek unë edhe çelja e negociatave. Kam kërkuar t’i bindim të tërë, që të çelim negociatat, se sa më mirë të ecim në këtë drejtim, do vëmë nën kontroll edhe proceset brenda vendit”.

Pyetje: Nëse Kushtetuesja shprehet pro shkarkimit, a do e njihni këtë vendim?

Meta: Kini durim deri më 24 korrik të vitit të ardhshëm, do jemi këtu në mënyrë të vazhdueshme. Këto kohë s’do jemi në mënyrë shumë intensive, se do i lëmë kohë të përfundojë procesi zgjedhor i ankimimeve. Me fillimin e sezonit të ri, do jemi shumë aktivë këtu dhe të jeni shumë të qetë.

Pyetje: Do e merrni drejtimin e LSI?

Meta: Të ftoj të kthehemi në majë të Jezercës e të Korabit në çdo moment.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama: Ne jemi shpëtimtarët e natyrës

Kryeministri Edi Rama gjate takimit ne Shkoder me socialistet tha se ata jane shpetimtaret e natyres dhe jo shkaterrimtaret, duke sjell ne vemendje moratoriumi...

19:20

Me sytë katër

PAPARAZZI