Flash

Kryeministri i Malit të Zi: Donin të më arrestonin pas kthimit nga Beogradi

Lapsi.al 11 June 2021
Kryeministri i Malit të Zi: Donin të më arrestonin pas kthimit

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç së fundmi ka deklaruar se është vënë në dijeni se kur ndodhej në Beograd ku u takua me Patriarkun Porfirio, po përgatitej arrestimi i tij pas kthimit nga Serbia.

Mediat vendase bëjnë me dije se kryeministri është shprehur se arrestimi i tij po përgatitej për shkak të “tradhtisë kombëtare” dhe për shkak të nënshkrimit të një Marrëveshje Themelore antikushtetuese.

Kur u pyet se kush do ta arrestonte, ai tha se do të ishte prokurori special i shtetit Milivoje Katni. Nga ana tjetër, kryeprokurori special, Milivoje Katniç, ka thënë nuk kishte asnjë informacion në lidhje me planin e pretenduar për të arrestuar kryeministrin Krivokapiç.

“Unë nuk e di se çfarë po bënte kryeministri në Patriarkanë, as nuk isha i informuar se ai kishte në plan të kryente krimin e tradhtisë kombëtare, dhe as nuk kisha në plan ta arrestoja atë”, është shprehur Katniç.

Në një deklaratë për Pobjeda, Katniç tha se kryeministri malazez i shkaktoi atij dëme të paçmueshme si burrë dhe profesionist, kur e akuzoi atë për përgatitjen e arrestimit të tij.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI