Flash

Aksidentoi 24-vjeçaren që po ecte në trotuar, arrestohet djali i ish-zv-drejtorit të policisë, Erzen Breçani

Lapsi.al 11 June 2021
Aksidentoi 24-vjeçaren që po ecte në trotuar, arrestohet djali

Jehon Breçani, djali i ish-zv/drejtorit të policisë i cili një ditë më parë aksidentoi të renë Xhesina Gega që po ecte në trotuar, duke i këputur këmbën, është arrestuar nga policia. Sipas bluve 24-vjeçarja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve ndërkohë që materialet në lidhje me këtë ngjarje u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

“J. B., 19 vjeç, pasi ditën e djeshme në rrugën “Xhanfize Keko”, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen Xh. G., 24 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve; Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Aksidenti ndodhi rreth orës 19:15, ku makina luksoze nën drejtimin e 19-vjeçarit Jehon Breçani djali i ish- numrit dy të Policisë së Shtetit Erzen Breçani, dyshohet se për shkak të shpejtësisë doli nga rruga dhe përplasi vajzën 24-vjeçare dhe më pas u përplas me një pemë që ishte buzë rrugës.

Përplasja qe aq e fortë sa mësohet se vajza e aksidentuar, pësoi dëmtime të rënda në gjymtyrët e poshtme duke humbur njërën këmbë. 24-vjeçarja për disa minuta qëndroi në trotuar, ndërsa ndihmën e parë e mori nga kalimtarë të rastit të cilët edhe njoftuan ambulancën.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI