Flash

Shehaj shmang pyetjet për Berishën: PD i humbi zgjedhjet, Basha gaboi

Lapsi.al 10 June 2021
Shehaj shmang pyetjet për Berishën: PD i humbi zgjedhjet, Basha gaboi

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj e ka shmangur çështjen e shpalljes “non grata” nga SHBA të ish-kryeministrit Sali Berisha. Në studion e “Opinion”, Shehaj tha se kishte vendosur të mos shprehej për këtë temë. I pyetur nëse kjo çështje e dëmtonte PD-në nëse nuk do të kishte një qëndrim të qartë, ai tha se kjo nuk do të kishte ndikim.

“Kam një mendim, por kam preferuar të mos flas për vendimin politik të SHBA për Berishën. Nuk ndikon në ardhjen në pushtet të PD-së” – tha ai duke u shprehur se PD i humbi zgjedhjet.

“Partia Demokratike nuk është në pushtet, kjo është një humbje. Por nuk duhet të diskutohet kjo, duhet të flasim për PD-në tani, si mund ta përmirësojmë këtë”, - tha ai.

“PD gaboi me djegien e mandateve dhe vendimin për të mos hyrë në zgjedhjet lokale” – tha ai. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI