Flash

Gruaja e “El Chapo” deklarohet fajtore për trafik droge përpara gjykatës amerikane

Lapsi.al 10 June 2021
Gruaja e “El Chapo” deklarohet fajtore për trafik droge

Gruaja e bosit meksikan të drogës Joaquin "El Chapo" Guzman e deklaroi veten fajtore të enjten përpara një gjykatë në Uashnigton pas akuzave për trafik droge dhe pastrim parash në lidhje me perandorinë e drogës së burrit të saj.

Emma Coronel Aispuro, 31 vjeç e pranoi akuzën gati 2 vjet pasi Guzman u dënua me burgim të përjetshëm plus 30 vjet për përfshirje në një organizatë kriminale me akuza për trafik droge dhe armëve si udhëheqës i vrasëseve të Kartelit Sinaloa.

Një ish-mbretëreshë bukurie, Coronel kishte veshur një uniformë jeshile burgu përpara gjykatës kur nëpërmjet një përkthyesi tha se ajo i kuptonte dhe pranonte kushtet e marrëveshjes së saj të fajësisë. Coronel u arrestua në shkurt e akuzuar për trafik ndërkombëtar të drogës.

"Kjo është një marrëveshje për pranimin e fajit", - tha avokati i saj duke shtuar se "ajo është e kënaqur të marrë përgjegjësinë për të vazhduar jetën e saj. E vetmja gjë që mund t'ju them është se ajo është në paqe me vendimin e saj" – tha ai.

Coronel u shpall fajtore për shpërndarje heroine, kokaine, marihuanë dhe metamfetaminë me qëllim trafikimin në SHBA; pastrim parash duke u përfshirë në transaksione dhe tregti me pronat e burrit të saj. Sipas akzuës ajo mori në dorë kartelin Sinaloa pas dënimit të “El Chapo”. Dënimi për të do të jepet më 15 shtator. ©LAPSI.al

El Chapo's wife Emma Coronel Aispuro expected to plead guilty to federal  criminal charges - ABC7 Chicago

Emma Coronel | Del glamur de Nueva York a una celda diminuta en Virginia:  el auge y caída de la esposa del Chapo Guzmán - BBC News Mundo

Emma Coronel fue detenida en Estados Unidos y acusada de narcotráfico - The  New York Times

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI