Flash

OBSH: Varianti shumë ngjitës i COVID-19 mund të përhapet gjerësisht në Europë

Lapsi.al 10 June 2021
OBSH: Varianti shumë ngjitës i COVID-19 mund të përhapet

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi sot se shkalla e vaksinimit në Evropë është ende larg nivelit të duhur për të penguar përhapjen e virusit ndërsa u bëri thirrje vendeve që të mbajnë në fuqi masat mbrojtëse.

Drejtori për Evropën në OBSH, Dr. Hans Kluge, paralajmëroi se varianti shumë ngjitës i COVID-19 i identifikuar për herë të parë në Indi pritet të përhapet në rajon, ndërsa shumë vende përgatiten të lehtësojnë kufizimet dhe të lejojnë grumbullimet e njerëzve dhe udhëtimet përtej kufijve.

“Nga kjo javë, 36 nga 53 vende po lehtësojnë kufizimet për shkak të uljes së rasteve të COVID-19. Ndërsa të gjithë duan të gëzojnë përparimin e bërë në shumicën e vendeve në rajon, duhet të pranojmë gjithashtu se nuk e kemi kalur rrezikun”, tha ai.

Zoti Kluge tha se varianti që njihet me emrin ‘delta’, ka treguar se është rezistent ndaj vaksinës ndërsa shtoi se veçanërisht qytetarët mbi moshën 60 vjeçare janë ende të pambrojtur.

Ai tha se rreziku është përsëritja e asaj që ndodhi verën e vitit të kaluar kur vendet përjetuan ulje të përkohshme të rasteve me koronavirus.

“Gjatë verës së kaluar, pati rritje graduale të rasteve tek grupmoshat e reja të cilat më pas u zhvendosen në grupmoshat më të vjetra, duke ndihmuar ringjalljen shkatërruese të virusit, izolime dhe humbje jete, gjatë vjeshtës dhe dimrit të vitit 2020. Le të mos e përsërisim gabimin”, tha ai.

Zoti Kluge shtoi se synimi për të imunizuar të paktën 80 për qind të popullsisë së rritur ende është shumë larg.

“Deri më sot, 30 për qind e popullatës në rajon ka marrë të patën një dozë të vaksinës ndërsa 17 për qind janë vaksinuar plotësisht. Edhe pse kemi përparuar, nuk kemi arritur kufirin e nevojshëm”, tha ai.

Zoti Kluge mirëpriti njoftimin e Presidentit amerikan Joe Biden se ShBA do të blejë 500 milionë vaksina të kompanisë Pfizer për shpërndarje globale përmes programit COVAX./ VOA

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI