Flash

Çfarë ndodhi?/ Rama publikon një FOTO të veçantë me Albin Kurtin

Lapsi.al 10 June 2021
Çfarë ndodhi?/ Rama publikon një FOTO të
Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të enjte në Tiranë krerët e qeverive të vendeve të rajonin në një samit të Ballkanit perëndimor. Në mbrëmje kreu i qeverisë shqiptare ka veçuar në faqen e tij në Instagram një foto me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Nga foto ata duken të përqafuar dhe mjaft miqësorë duke ditur që marrëdhëniet mes tyre pësuan një krisje të fortë vetëm pak kohë më parë. “Të ftohta” ishin raportet edhe pas rikthimit të Kurtit në qeveri dhe gjatë fushatës zgjedhore të 25 prillit ku kryeministri i Kosovës u angazhua personalisht në Shqipëri gjë që nuk u pëlqye nga mazhoarnca. Rama e ka postuar foton pa ndonjë mesazh duke vendosur vetëm inicialet “ALXK” që nënkuptojnë “Shqipëria për Kosovën”. Mbetet të shihet nëse kjo foto është sinjali se Rama dhe Kurti kanë lënë pas përplasjet mes tyre. ©LAPSI.al
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI