Flash

Anglezi pedofil i dëbuar nga Shqipëria bën kërkesën e pazakontë në Gjykatën e Tiranës

Lapsi.al 11 June 2021
Anglezi pedofil i dëbuar nga Shqipëria bën kërkesën e

Pasi u largua nga Shqipëria, Devid Brawn kërkon në Gjykatën e Tiranës pasaportën e skaduar, paratë e sekuestruara gjatë asaj kohe dhe laptopin. Padia është dorëzuar nga avokatja e tij Gjystina Golloshi. Kërkesa ishte e pashoqëruar, mininalisht, me vendimin e dënimit të Bevid Brawn, si i shpallur fajtor për pedofili.

Burimet e gazetares Anila Hoxha thonë se nuk është disponuar për provat në vendimin e dënimit të Brawn, mbasi gjykata ka urdhëruar në atë kohë, që provat të kalonin në ruajtje, pasi do përdoreshin për llogari të një procesi tjetër penal.

Në përfundim të këtij procesi, u dënuan dy pedofilë të tjerë Dino Christodolu dhe Robin Arnold. Tek vendimi ndaj dy pedofilëve është folur për provat që kërkon Brawn.

Gjykata urdhëroi kërkimin dhe gjetjen e dosjes gjyqësore ku do shikohet se çfarë sendesh i janë sekuestruar anglezit që u shpall “non grata” dhe u largua si i padëshiruar nga Shqipëria. Ai është larguar dhe nxjerrë nga Shqipëria me pasaportë tre ditore dhe të përkohshme.

Çështja po shqyrtohet nga gjyqtari Gerd Hoxha, që shpalli verdiktin e fajësisë mbi skandalin më të madh të pedofilisë, që e ka shpallur këtë vendim fajësie, shkruan top channel.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Tiranë

Një aksident me vdekje ka ndodhur mesditën e sotme në zonën pranë fakultetit të inxhinierisë së ndërtimit në Tiranë. Sipas policisë, një furgon ka goditur një g...

14:09

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI