Flash

SPAK kërkon psikologë për shkak të presioneve ndaj hetuesve dhe dëshmitarëve

Për 2027, kërkohen 25 pozicione të reja pune për SPAK dhe 94 pozicione për Byronë Kombëtare të Hetimit. Procesi i rekrutimit kërkon kohë për shkak të testimeve dhe verifikimeve të pasurisë dhe figurës së kandidatëve. Gjatë vitit 2026, SPAK ka marrë në shqyrtim qindra çëshjte të rëndësishme që vijojnë të jenë ende nën hetim.

20:35 Erion Abule

Dëshiron të ndërmjetësojë armëpushimin mes Izraelit dhe Palestinës/ Blinken arrin në Kairo

Lapsi.al 26 May 2021
Dëshiron të ndërmjetësojë armëpushimin mes

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka arritur të mërkurën në Egjipt teksa vazhdon vizitën e tij në Lindje të Mesme, me qëllim të sigurimit të armëpushimit që u ka dhënë fund sulmeve ajrore 11 ditëshe në mes të Izraelit dhe militantëve palestinezë, më herët gjatë këtij muaji. Egjipti ka luajtur rol në ndërmjetësimin e armëpushimit që ka nisur së zbatuari më 21 maj, pas luftimeve më të këqija në mes të Izraelit dhe militantëve palestinezë në Rripin e Gazës.Blinken ka arritur në Kairo më 26 maj, pas ndalesës në Jerusalem dhe Ramallah. Ai pritet të vizitojë edhe Jordaninë.

“Egjipti ka luajtur rol të madh në ndërmjetësim të armëpushimit dhe Jordania ka ngritur zërin tash e sa kohë për paqe dhe stabilitet në rajon”, u ka thënë ai gazetarëve një ditë më parë.

Në Ramallah, diplomati amerikan ka thënë se Uashingtoni do të ndajë miliona dollarë ndihmë për palestinezët, si dhe ka bërë të ditura planet për të rihapur konsullatën amerikane në Jerusalem, e cila ka shërbyer si kanal diplomatik i SHBA-së për palestinezët. Luftimet e fundit në mes të Izraelit dhe militantëve palestinezë kanë nisur më 10 maj pasi Hamasi, grup islamist që kontrollon Gazën, ka nisur të gjuajë raketa pas disa javëve të tensioneve izraelito-palestineze në Jerusalemin Lindor. Sulmet më pas kanë nxitur sulmet ajrore hakmarrëse nga Izraeli. Dhuna ka lënë të vdekur më shumë se 250 persona, kryesisht palestinezë./ REL

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI