Flash

Arrestimi i gazetarit, Lukashenko sulm shteteve të perëndimit: Kaluan vijat e kuqe

Lapsi.al 26 May 2021
Arrestimi i gazetarit, Lukashenko sulm shteteve të perëndimit: Kaluan

Presidenti i Bjellorusisë ka raguar për herë të parë pas rrëmbimit të avionit me urdhër të tij, me qëllim arrestimin e gazetarit Raman Pratasevich. Lukashenko ka folur në një një seancë parlamentare mëngjesin e sotëm dhe ka sulmiar shtetet perëndimore që ndrëmorrën sanksione ta ashpra ndja vendit të tij. Në fjalën e tij, Lukashenko tha se sulmet ndaj Bjellorusisë kanë kaluar vijat e kuqe.

“Siç e parashikuam, keqdashësit tanë brenda dhe jashtë vendit kanë ndryshuar metodat e tyre për të sulmuar shtetin. Ata kanë kapërcyer shumë vija të kuqe dhe kanë kapërcyer kufijtë e arsyes së përbashkët dhe moralit njerëzor,” tha Lukashenko ndërsa iu drejtua anëtarëve të parlamentit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Belta.

Lukashenko e quajti gjithashtu gënjeshtër absolute se një avion luftarak e detyroi avionin të ulej dhe tha se Bjellorusia kishte vepruar “në mënyrë të ligjshme, për të mbrojtur njerëzit”, duke theksuar se pati alarm për bombë në avion.

“Unë veprova ligjërisht për të mbrojtur popullin tonë,” tha ai, duke akuzuar gjithashtu Pratasevich për planifikimin për të filluar një “rebelim të përgjakshëm”.

 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI