Flash

SPAK kërkon psikologë për shkak të presioneve ndaj hetuesve dhe dëshmitarëve

Për 2027, kërkohen 25 pozicione të reja pune për SPAK dhe 94 pozicione për Byronë Kombëtare të Hetimit. Procesi i rekrutimit kërkon kohë për shkak të testimeve dhe verifikimeve të pasurisë dhe figurës së kandidatëve. Gjatë vitit 2026, SPAK ka marrë në shqyrtim qindra çëshjte të rëndësishme që vijojnë të jenë ende nën hetim.

20:35 Erion Abule

Gazetari bjellorus shfaqet në televizion, reagimet shqetësuese: Ka makijazh, gjurmët e goditjeve janë të dukshme

Lapsi.al 25 May 2021
Gazetari bjellorus shfaqet në televizion, reagimet shqetësuese: Ka

Blogeri kritik, Roman Protasevitsh, viktimë e uljes së detyruar të avionit në Minsk, që çoi në reagime të forta të BE, ka folur në një video. Por kjo shfaqje në video nuk i ka ulur shqetësimet për blogerin.

Roman Protasevitsh i arrestuar në aeroportin e kryeqytetit bjellorus, Minsk ka folur në një video të publikuar në një kanal të afërt me qeverinë, në Telegram. Aty ai pranon se ndodhet në “burgun hetimor” Nr. 1 në Minsk. “Do të vazhdoj të bashkëpunoj me hetuesit dhe pranoj, se kam organizuar protestat masive në qytetin Minsk”, thotë në video Protasevitsh duke shtuar se ai është trajtuar sipas ligjit dhe se do të bëj dëshmi të tjera. “Personeli sillet ashtu si duhet me mua dhe respekton ligjin”, shprehet Protasevitsh i ulur në një tavolinë.

Sipas opozitës bjelloruse, videoja është regjistruar nën presion. “Roman nuk ka thënë asnjëherë vullnetarisht atë që thotë tani në kamera”, thuhet në Telegram. “Fytyra e tij ka makijazh, gjurmët e goditjeve janë të dukshme, hunda është e thyer.” Drejtuesja e opozitës bjelloruse, që jeton në ekzil, Svetlana Tihanovskaja tha në Sky News, se ajo ka shumë frikë “jo vetëm për lirinë, por edhe për jetën e tij.”

“Asnjë ankesë për gjendjen shëndetësore”

Autoritetet e republikës bjelloruse të drejtuar në mënyrë autoritare urdhëruan një ulje të detyruar të dielën të një avioni në rrugën nga Athina në Vilnius. Në bordin e avionit ndodhej edhe blogeri i kërkuar nga pushtetmbajtësi Lukashenko, i cili e kërkonte atë në plan ndërkombëtar. Një ditë pas uljes së detyruar, Ministria e Punëve të Brendshme të Bjellorusisë konfirmoi arrestimin e blogerit.

Një zëdhënëse e ministrisë, tha se Protasevitsh ndodhet në paraburgim. Nga ana e administratës nuk ka “asnjë ankesë për gjendjen e tij shëndetësore”, shtoi zëdhënësja. Më parë nëna e 26-vjeçarit Protasevitsh kishte thënë për mediat, se djali i saj me gjasë ndodhet në spital pasi ka probleme me zemrën. “Këto informacione janë të gabuara”, deklaroi ministria. Edhe blogeri ka pohuar në video se “mund të sqaroj, se nuk kam probleme shëndetësore dhe as probleme me zemrën apo organe të tjera”.

BE vendos sanksione të tjera kundër Lukashenkos

Ulja e detyruar e avionit të Ryanair me Protasevitsh në bord u kthye në temë qendrore të samitit të BE në Bruksel të hënën. Ashtu si pritej, krerët e shteteve dhe qeverive të BE vendosën sanksione kundër regjimit bjellorus. Kështu shoqëritë bjelloruse të fluturimit në të ardhmen nuk do të përdorin hapësirën ajrore të BE dhe nuk lejohet të startojnë apo ulen në aeroportet e BE. Përveç kësaj lista me personat e sipërmarrjet kundër të cilave do të ketë bllokim të pasurive do të zgjerohet. Samiti i kërkoi Këshillit të BE të vendosë sanksione të tjera ekonomike./DW/

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI