Flash

SPAK kërkon psikologë për shkak të presioneve ndaj hetuesve dhe dëshmitarëve

Për 2027, kërkohen 25 pozicione të reja pune për SPAK dhe 94 pozicione për Byronë Kombëtare të Hetimit. Procesi i rekrutimit kërkon kohë për shkak të testimeve dhe verifikimeve të pasurisë dhe figurës së kandidatëve. Gjatë vitit 2026, SPAK ka marrë në shqyrtim qindra çëshjte të rëndësishme që vijojnë të jenë ende nën hetim.

20:35 Erion Abule

Raporti sekret amerikan/ Covid doli gabimisht nga laboratori i Wuhan

Lapsi.al 24 May 2021
Raporti sekret amerikan/ Covid doli gabimisht nga laboratori i Wuhan

Në nëntor 2019, tre studiues nga Instituti i Virologjisë në Wuhan, qyteti shkaktar i pandemisë, u sëmurën në të njëjtën kohë dhe përfunduan në spital.

Kjo u zbulua nga një raport sekret i inteligjencës amerikane, i cili u raportua nga gazeta “Wall Street Journal”. Simptomat, specifikon raporti, i mbajtur deri tani “shumë sekret”, do të ishin “në përputhje si me Covid-19, ashtu dhe gripin sezonal“.

Sipas burimeve të mbledhura nga e përditshmja amerikane, “informacioni në duart e shërbimeve sekrete vjen nga dëshmi të ndryshme dhe është i një cilësie të provuar. Një lajm shumë i saktë, edhe nëse ende nuk dihet cili ishte shkaku i sëmundjes që goditi tre mjekët kinezë”. Sigurisht që është një detaj vendimtar.

Autoritetet e Pekinit konfirmuan rastin e parë të Covid-19, më 8 dhjetor 2019, por supozohet se virusi kishte filluar të qarkullonte që nga mesi i nëntorit në Kinën qendrore. Që nga ajo kohë, komuniteti shkencor po mendon për origjinën e virusit.

Administrata e udhëhequr nga Donald Trump kishte filluar mbledhjen e materialeve që nga fillimi, aq sa presidenti kishte akuzuar në mënyrë të qartë Kinën për fshehjen e zbulimit të shpërthimeve të para.

Për më tepër, Shtëpia e Bardhë nuk kishte përjashtuar kurrë që “virusi kinez” ishte zhvilluar në epruvetat e Institutit të Virologjisë në Wuhan.

Në maj të vitit 2020, Organizata Botërore e Shëndetësisë promovoi një studim të përbashkët me shkencëtarët kinezë.

Rezultati është një raport me 313 faqe, botuar në sajt më 30 mars 2021, bazuar në të dhënat e shqyrtuara midis 14 janarit dhe 10 shkurtit 2021.

Analiza arrin në përfundimin se “ka shumë të ngjarë”, që infeksioni të transmetohej nga lakuriqët e natës tek njerëzit; ndërsa është “padyshim e pamundur” që virusi të zhvillohet në laboratorët e Wuhan-it.

Në realitet, nuk ka prova të mjaftueshme për të mbështetur as tezën. Asnjë hap përpara nuk u realizua edhe me misionin e një ekipi ndërkombëtar në Wuhan, në shkurt 2021.

“Pak më shumë se një farsë”, kishte qenë gjykimi i Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, me Joe Biden, i cili sapo kishte marrë detyrën në Shtëpinë e Bardhë.

Kështu që më 13 maj, 18 shkencëtarë nga qendrat e nivelit të lartë të studimit (14 SHBA, 2 Kanada, 1 Mbretëri e Bashkuar dhe 1 Zvicër), publikuan një letër në revistën “Science”, duke kritikuar plotësisht raportin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të shkruar nga virologë kinezë.

Kërkimi u ndërtua në bazë të të dhënave të siguruara nga shkencëtarët vendas; të tjerët nuk kishin qasje të drejtpërdrejtë në hetimet në terren. Për më tepër, megjithëse nuk ka prova në një mënyrë ose në një tjetër, marrëdhënia është jashtëzakonisht e paekuilibruar.

Nga 313 faqe, vetëm 4 i kushtohen hipotezës së një aksidenti në laborator; gjithçka tjetër shqyrton mundësinë e “një transmetimi midis kafshëve dhe njerëzve”.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI