Flash

SPAK kërkon psikologë për shkak të presioneve ndaj hetuesve dhe dëshmitarëve

Për 2027, kërkohen 25 pozicione të reja pune për SPAK dhe 94 pozicione për Byronë Kombëtare të Hetimit. Procesi i rekrutimit kërkon kohë për shkak të testimeve dhe verifikimeve të pasurisë dhe figurës së kandidatëve. Gjatë vitit 2026, SPAK ka marrë në shqyrtim qindra çëshjte të rëndësishme që vijojnë të jenë ende nën hetim.

20:35 Erion Abule

Emiratet, të gatshme të ndërmjetësojnë paqen mes Izraelit dhe Palestinës

Lapsi.al 23 May 2021
Emiratet, të gatshme të ndërmjetësojnë paqen mes

Emiratet e Bashkuara Arabe thanë se janë të gatshme të ndërmjetësojnë arritjen e paqes ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve.

Princi i Kurorës së Abu Dabit, sheiku Mohammed bin Zayed al-Nahyan i bëri këto komente gjatë një bisede telefonike që zhvilloi me presidentin e Egjiptit, Abdel Fattah al-Siri, shteti i të cilit, me ndihmën e SHBA-së, ndërmjetësoi marrëveshjen e armëpushimit mes Izraelit dhe militantëve të Hamasit.

Armëpushimi ka hyrë në fuqi të premten dhe nuk ka raportime që grupi militant, Hamas apo ushtria Izraelite ka kryer ndonjë shkelje të tij.

Emiratet e Bashkuara Arabe, që vitin e kaluar normalizuan raportet me Izraelin, “janë të gatshme që të punojnë me të gjitha palët që të respektohet armëpushimi dhe të shikohen edhe mënyra të reja për të zvogëluar përshkallëzimin dhe për të arritur paqen”, citohet të ketë thënë Princi i Kurorës.

 

 

Princi i Kurorës gjatë kësaj bisedime me presidentin egjiptian, po ashtu ka theksuar se për t’u arritur një gjë e tillë “duhen përpjekje shtesë, veçmas nga liderët izraelitë dhe palestinezë”. Marrëveshjet për normalizim me Izraelin, që vitin e kaluar nënshkuran Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejni, e që u pasuan nga Sudani dhe Maroku, u dënuan nga palestinezët, duke thënë se me këto veprime, këto shtete braktisën pozicionin e unifikuar, sipas të cilit, shtetet arabe kërkojnë që paqja të arrihet vetëm përmes zgjidhjes me dy shtete.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI