Flash

SPAK kërkon psikologë për shkak të presioneve ndaj hetuesve dhe dëshmitarëve

Për 2027, kërkohen 25 pozicione të reja pune për SPAK dhe 94 pozicione për Byronë Kombëtare të Hetimit. Procesi i rekrutimit kërkon kohë për shkak të testimeve dhe verifikimeve të pasurisë dhe figurës së kandidatëve. Gjatë vitit 2026, SPAK ka marrë në shqyrtim qindra çëshjte të rëndësishme që vijojnë të jenë ende nën hetim.

20:35 Erion Abule

Joe Biden zotohet të ndihmojë palestinezët në Gaza që mbetën pa strehë nga luftimet

Lapsi.al 22 May 2021
Joe Biden zotohet të ndihmojë palestinezët në Gaza që

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden tha se “lutet” që armëpushimi ndërmjet Izraelit dhe Hamasit të respektohet.

“Lutem që armëpushimi të respektohet. Unë do ta mbaj për fjale Bini Netanyahun. Ai asnjëherë nuk e ka shkelur fjalën që ma ka dhënë”, tha Biden më 21 maj, duke iu referuar kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Duke folur në një konferencë për media nga Shtëpia e Bardhë, Biden po ashtu u zotua se së bashku me shtete të tjera do të krijojnë një pako të madhe financiare për të ndihmuar në rindërtimin e Rripit të Gazës.

Binden tha se ndihma për Gazën do të koordinohet me Autoritetin Palestinez që të sigurohen se Hamasi nuk do të përdorë asnjë fond për të blerë furnizime ushtarake.

Autoriteti Palestinez, që mbështetet nga Perëndimi, e që udhëhiqet nga Mahmud Abbas është organizatë rivale e Hamasit, që kontrollon Gazën.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price tha se Sekretari i Shtetit, Antony Blinken ka biseduar me Abbasin, ku i ka “nënvizuar përkushtimin e SHBA-së” për të punuar me Autoritetin Palestinez dhe Kombet e Bashkuara që të “ofrojnë ndihmë humanitare dhe për të mbështetur ndihmën ndërkombëtare për Gazën dhe përpjekjet për rindërtimin e Gazës”.

Ekspertët thonë se do të duhen vite dhe dhjetëra-miliona dollarë për të sanuar dëmet në Gaza.

Duke bërë thirrje për zgjidhje me dy shtete, Biden ripërsëriti mbështetjen e Uashingtonit për Izraelin dhe tha se edhe shtetet e tjera në rajon duhet të njohin të drejtën e këtij shteti për të ekzistuar.

“Le të jemi të qartë: Derisa rajoni thotë se do ta pranojnë pa asnjë mëdyshje të drejtën e Izraelit për të ekzistuar si një shtet i pavarur dhe hebre, nuk do të ketë paqe”, u tha Biden gazetarëve.

Më 21 maj, Irazeli dhe Hamasi u pajtuan që të ndalojnë të gjitha luftimet, duke i dhënë fund 11 ditëve të konfliktit, ku Izraeli kreu sulme ajrore njësojë sikurse edhe palestinezët. Nga konflikti mbetën të vrarë 232 persona në Gaza dhe 12 persona në Izrael. Rreth 2,000 të tjerë u plagosën./ REL

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI