Flash

SPAK kërkon psikologë për shkak të presioneve ndaj hetuesve dhe dëshmitarëve

Për 2027, kërkohen 25 pozicione të reja pune për SPAK dhe 94 pozicione për Byronë Kombëtare të Hetimit. Procesi i rekrutimit kërkon kohë për shkak të testimeve dhe verifikimeve të pasurisë dhe figurës së kandidatëve. Gjatë vitit 2026, SPAK ka marrë në shqyrtim qindra çëshjte të rëndësishme që vijojnë të jenë ende nën hetim.

20:35 Erion Abule

Arrestimi i gazetarit bjellorus/ DW: Kërkohen vepra jo retorikë e zemëruar

Lapsi.al 25 May 2021
Arrestimi i gazetarit bjellorus/ DW: Kërkohen vepra jo retorikë e

Tani kërkohen vepra dhe jo më fjalë. Krerët e BE, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, politikanë amerikanë - të gjithë, po, janë të zemëruar për rrëmbimin e gazetarit bjellorus, Roman Protasevitsh. Ata mund të tundin kokën me mospranim e të shprehin zemërimin në twitter, por kjo nuk u bën përshtypje diktatorëve si Lukashenko apo Putin. Ata vetëm se testojnë rregullisht, se sa larg mund të shkojnë me përndjekjen e të pafajshmëve apo atyre që mendojnë ndryshe, para se perëndimi të veprojë.

Lukashenko rrëmbeu një avion irlandez, ngriti lart avionë ushtarakë, MIG, rrezikoi jetën e 170 pasagjerëve për të arrestuar një kritik të regjimit. Çfarë duhet të ndodhë më, që BE e perëndimi të veprojnë me vendosmëri? Me gjoja sanksionet si embargon e armëve, që Brukseli ka vendosur deri më tani, Lukashenko vetëm mund të tallet: Sikur Minsku është i varur nga blerja e armëve në Francë apo Angli. As ndalimet e udhëtimeve për një duzinë përfaqësuesish të qeverisë nuk e dëmtojnë kushedi regjimin. Në vend të pushimeve në Majorka, ata shkojnë në Krime. Jo këtë herë perëndimin duhet të vendosë sanksione që vërtet dhembin.

Jo pa mbështetjen e Putinit

Ato duhet ta godasin Minskun dhe ta bëjnë Moskën të mendohet. Se një gjë dihet: Lukashenko është siguruar njëherë tek Kremlini para këtij aksioni kriminal. Një gjë të tillë ai nuk do të guxonte ta bënte pa mbështetjen e Putinit. Regjimi i Lukashenkos do të kishte rënë prej kohësh, pa mbështetjen ushtarake, ekonomike dhe politike të Moskës. Çelësi, që Protsasevitsh dhe opozitarë të tjerë të burgosur të dalin nga burgu, ndodhet në Moskë.

Krerët e BE-së duhet ta mendojnë këtë, kur mblidhen në Bruksel, për të folur për "reagimet". Rrëmbimi i avionit ia bën të qartë edhe presidentit, Biden, se si mendon vërtet Moska. Ai vërtet ndoshta synon "marrëdhënie të stabilizuara dhe të parashikueshme" me Moskën, siç u shpreh Biden pas takimit të fundit mes dy ministrave të Jashtëm. Por për sa kohë që Putini mbetet në një kurs konfrontimi, kjo mbetet një dëshirë e mirë. Aventura e fundit e Lukashenkos do të vështirësojë edhe takimin e synuar me Biden e Putinit. Ndoshta do të ishte më e ndershme të refuzohet këtë samit, ose të shtyhet për sa kohë, që regjimi rus është i interesuar vërtet për marrëdhënie më të mira me perëndimin. Pas kaosit të disa viteve me Trumpin, kjo do t'i bënte mirë besueshmërisë së politikës së jashtme të perëndimit.

E drejta në anën e Perëndimit

Në ndërkohë perëndimi mund të bëjë shumë për t'ua bërë të qartë sunduesve në Minsk dhe Moskë, se ata kanë për të paguar një çmim për rrëmbimin apo vrasjen e kundërshtarëve politikë. Sidomos kur këtu vihet në rrezik edhe jeta e qytetarëve perëndimorë. Zhurmën histerike të luftës të mediave të kontrolluara në lindje, perëndimi duhet ta shohë ashtu siç është në të vërtetë - një formë e largimit të vëmendjes dhe kërcënimit. Në fund të fundit ajo është edhe një konfirmim i dobësisë së regjimit që i trembet popullit të vet. Perëndimi e ka të drejtën në anën e tij, ai është më i fuqishëm, ushtarakisht dhe politikisht. Ka ardhur koha që ai ta përdorë këtë fuqi të tij. /DW

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI