Flash

SPAK kërkon psikologë për shkak të presioneve ndaj hetuesve dhe dëshmitarëve

Për 2027, kërkohen 25 pozicione të reja pune për SPAK dhe 94 pozicione për Byronë Kombëtare të Hetimit. Procesi i rekrutimit kërkon kohë për shkak të testimeve dhe verifikimeve të pasurisë dhe figurës së kandidatëve. Gjatë vitit 2026, SPAK ka marrë në shqyrtim qindra çëshjte të rëndësishme që vijojnë të jenë ende nën hetim.

20:35 Erion Abule

Kompanitë pezullojnë fluturimet, embargoja ajrore mbi Bjellorusi në një foto

Lapsi.al 25 May 2021
Kompanitë pezullojnë fluturimet, embargoja ajrore mbi Bjellorusi

Liderët e vendeve të Bashkimit Europian kanë rënë dakord për vendosjen e sanksioneve ndaj Bjellorusisë, gjatë samitit në Bruksel. Krerët e shteteve dhe të qeverive të BE-së vendosën t’u ndalojnë linjave ajrore bjelloruse që të përdorin hapësirën ajrore si dhe aeroportet e BE-së.

Menjëherë pas vendimit të BE-së, linjat ajrore kanë ndërprerë fluturimet duke shkaktuar “bllokim trafiku”.

“Europa në veprim”, ishte ky mesazhi i postuar në Twitter sot nga Presidenti i Këshillit Europian, me një foto të embargos të kompanive ajrore të BE-së.

https://twitter.com/eucopresident/status/1397135876162002944

Fotoja tregon “bllokimin e trafikut”  në hapësirat ajrore rreth Bjellorusisë, pasi kompanitë ajrore pezulluan njëra pas tjetrës fluturimet, pas vendimit të BE-së për vendosjen e  sanksioneve  të reja ndaj Aleksandër Lukashenkos.

Rikujtojmë se autoritetet bjelloruse urdhëruan uljen një avioni civil në të cilin udhëtonte një gazetar i opozitës. Ata kanë aktivizuar një avion ushtarak për të ndjekur avionin civil, i cili ishte nisur nga Athina për në Vilnius me 23 maj, pas alarmit për një bombë që në fund rezultoi i rremë.

Pas uljes së avionit, policia ka arrestuar Raman Pratasevich, 26 vjeç, aktivist opozitar dhe gazetar, i cili përballet me akuza në Bjellorusi, për të cilat mund të dënohet me 15 vite burg.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI