Një konflikt i pazakontë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Korçë, ku janë përfshirë më shumë se 2 persona teksa ka pasur të shtëna me armë zjarri në ajër.
Pas disa orësh nga ngjarja, vetëm pak minuta më parë në polici ka ardhur një telefonatë në lidhje me këtë ngjarje. Një grua ka denoncuar në polici dhe pretendon se është dëmtuar me thikë e përfshirë në këtë konflikt.
Policia është ende e paqartë në lidhje me këtë ngjarje ndërsa ndodhen në spitalin rajonal të Korçës për të bërë të mundur zbardhjen e plotë nga dëshmia që do marrin nga zonja në fjalë që pretendon se është dëmtuar.
Në konflikt janë përfshirë dy të rinj në një nga lokalet e Moravës ndërsa policia ka bërë të mundur kapjen e autorit dhe gjetjen e armës.
Gruaja dyshohet të jetë nëna e njërit prej të rinjve të përfshirë në konflikt.