Flash

Raporti ndërkombëtar për pastrimin e parave/ Meta i bën thirrje SPAK-ut të zgjohet

Lapsi.al 11 May 2021
Raporti ndërkombëtar për pastrimin e parave/ Meta i bën

Presidenti Ilir Meta reagoi në Facebook pas publikimit të raportit të Iniciativës Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar (Global Initiative against Transnational Organized Crime – GI), ku thuhet se “Paratë e drogës në Shqipëri pastrohen në ndërtim”.

Lexo më tej: Raporti i GI: Paratë e drogës në Shqipëri pastrohen në ndërtim 

Meta citon pjesë nga raporti, ku thuhet se “çmimi i një metër katror në një apartament banimi mesatar në Tiranë ishte rreth 861 euro në vitin 2017, por në vitin 2020, vetëm tre vite me vonë, çmimet pothuajse u dyfishuan duke arritur nivelin e 1400 – 2000 euro/m2. Në Vlorë, grupet kriminale pretendohet se kanë investuar në sektorin e turizmit, duke përfshirë hotele luksoze në bregdet. Çmimet janë rritur nga 600 në 700 euro/m2 në vitin 2017 në bregun e detit, në 1000 – 1200 euro/m2 në fillim të vitit 2021”. 

Presidenti bën thirrje që SPAK të mos qëndrojnë indiferente ndaj situatës.

"Shqipëria nuk meriton të jetë lavatriçe e pastrimit të parave të organizatave kriminale vendase, rajonale dhe ndërkombëtare, sikundër SPAK, Prokuroria dhe të gjithë institucionet ligjzbatuese nuk duhet të mbyllin sytë përballë çdo veprimtarie antiligjore."

Reagimi i Metës: 

Është bërë e qartë nga të gjitha institucionet dhe organizatat prestigjioze ndërkombëtare, që fenomeni kriminal i pastrimit të parave është kthyer në sistem dhe që kryesisht të ardhurat nga trafiku dhe tregtia e drogës po pastrohen me lehtësi në sektorin e ndërtimit dhe të turizmit.

Një studim i publikuar nga Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar bën me dije se midis viteve 2017 dhe 2020, Tirana ka përjetuar një bum ndërtimesh dhe rritje të madhe të çmimeve të pronave dhe të apartamenteve, më të shtrenjtat në rajon, që “nuk mund të shpjegohet me kërkesën më të lartë nga ekonomia reale ose me rritjen e nivelit zyrtar të të ardhurave, por përkundrazi drejtohen kryesisht nga paraja e krimit të organizuar dhe korrupsioni, që është investuar në ndërtim dhe pasuri të paluajtshme”.

Raporti sqaron se “çmimi i një metër katror në një apartament banimi mesatar në Tiranë ishte rreth 861 euro në vitin 2017, por në vitin 2020, vetëm tre vite me vonë, çmimet pothuajse u dyfishuan duke arritur nivelin e 1400 – 2000 euro/m2.

Në Vlorë, grupet kriminale pretendohet se kanë investuar në sektorin e turizmit, duke përfshirë hotele luksoze në bregdet. Çmimet janë rritur nga 600 në 700 euro/m2 në vitin 2017 në bregun e detit, në 1000 – 1200 euro/m2 në fillim të vitit 2021”.

Shqipëria nuk meriton të jetë lavatriçe e pastrimit të parave të organizatave kriminale vendase, rajonale dhe ndërkombëtare, sikundër SPAK, Prokuroria dhe të gjithë institucionet ligjzbatuese nuk duhet të mbyllin sytë përballë çdo veprimtarie antiligjore.

Të këshilluara

VIDEO para vrasjes në Tiranë

Del video kur Marjus Dema shkon me pistoletë në dorë në drejtim të tavolinës së lokalit ku është ulur 27-vjeçari Mehmet Qema dhe disa nga miqtë e tij. Ngjarj...

11:23

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI