Flash

Skandali i farmacisë në Rinas, 30 euro për tampon negativ për të udhëtuar jashtë

Lapsi.al 10 May 2021
Skandali i farmacisë në Rinas, 30 euro për tampon negativ

Si pasojë e koronavirusit, të udhëtosh jashtë Shqipërisë, është e pamundur nëse nuk ke një tampon negativ, por duket se një farmaci jashtë Rinasit e ka gjetur 'zgjidhjen' për këtë problem, duke u siguruar qytetarëve tamponë negativ falsë, me vlerën 30 euro.

Skandali u publikua nga emisioni investigativ "Fiks Fare", pas denoncimit të dy qytetarëve të moshuar, të cilët për të kaluar jashtë Shqipërisë, i kishin adresuar në një farmaci në aeroportin e Rinasit, Farmaci Arsi, ku mund të siguronin tamponë të shpejtë me përgjigje negative.

BISEDA E PERGJUAR

Fiksi: Si kaluat? Do ma bësh çik atë të testit si ma bëre për mamin dhe babin?

Farmacistja: Po. Do ikësh edhe ti?

Fiksi: Po

Farmacistja: Na tradhtove ëëëë?

Fiksi: Jo mi jo, unë jam kështu vajte-ardhje vetëm ma bëj ashtu siç ma bëre atë.

Farmacistja: Aaa që e bëra kështu…..

Fiksi: E mi që e bëre ashtu. Na e kanë bërë me detyrim na çmëndën.

Farmacistja: Të japin një letër ata për të plotësuar, atë e do që je negative se ato e regjistrojnë në sistem.

Fiksi: Po atë se shyqyr më kaloi mami dhe babi, thjesht ma shkruaj aty negative.

Farmacistja: Emër dhe mbiemër.

Fiksi: Ja ja zemër se e ke aty te pashaporta thjesht ma shkruaj aty.

Farmacistja: F…

Fiksi: Po. Po sa mirë që ju lejnë që t’i bëni kështu shpejt e shpejt. Negativ ëëë?

Farmacistja: Po

Fiksi: Sa bënte kjo?

Farmacistja: 30 euro.Faleminderit dhe udhëtim të mbarë.

Fiksi: Shyqyr që mbarojmë punë shpejt e shpejt. Faleminderit e mirupafshim.

Farmacistja: Kalofsh mirë! /TCH

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI