Flash

Për herë të parë/ “Zero” vdekje nga covid në Britaninë e Madhe në 24 orët e fundit

Lapsi.al 10 May 2021
Për herë të parë/ “Zero” vdekje nga covid

“Zero” vdekje janë raportuar këtë të hënë në Angli, Skoci dhe Irlandën e Veriut. Vetëm Uellsi regjistroi 4 vdekje ndërsa të dielën kishte pasur vetëm 2 të tilla. Këto shifra vijnë në momentin kur kryeministri Boris Johnson ka konfirmuar se Anglia do të vazhdojë të heqë më shumë kufizime bllokimi javën e ardhshme.

Niveli i alarmit të koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar është ulur nga niveli 4 në nivelin 3 pas këshillës së ekspertëve. Niveli i “alarmit 3” do të thotë që edhe pse virusi është akoma në qarkullim të përgjithshëm, transmetimi nuk është më i lartë ose nuk rritet në mënyrë eksponenciale.

Ekspertët thonë se rastet e reja, shtrimet në spital dhe vdekjet e lidhura me Covid janë ulur të gjitha dhe vaksinat po japin efektin e dëshiruar mbrojtës, me shifrat e fundit që tregojnë se 1/3 e të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar tani janë plotësisht të vaksinuar kundër Covid-19 dhe 2/3 e tyre kanë marrë 2 doza.

Britania e Madhe pati kulmin e valës së dytë në muajin janar kur niveli i alarmit shkoi në shkallën 5 dhe vendi u fut në një bllokim pasi ekzistonte një rrezik real që terapitë intensive të mbingarkoheshin. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI